Ilir Meta nxjerr videon: Ja pse bëra koalicion me Edi Ramën në 2013-n

17:36 12/10/20202min136
meta rama

Presidenti i vendit Ilir Meta ka publikuar një video, ku përkrah saj shpjegon se përse bëri koalicion me Edi Ramën në prill të vitit 2013.

Kreu i shtetit thekson se arsyeja që ka bërë koalicion me ‘kryemashtruesin’ siç e cilëson ai domosdoshmëria e miratimit të Tre Ligjeve për të përshpejtuar procesin e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sipas Metës, tani e tutje është koha që Rama t’i lërë mashtrimet ordinere dhe të kuptojë njëherë e mirë se pa respektimin e Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit nuk ka çelje negociatash.

Postimi i plotë:

Për të gjithë ata që më pyesin pse bëra koalicion me Partinë Socialiste në prill të vitit 2013, kam një kujtesë nga fjala ime e mbajtur në 5 maj 2013, Ditën e Shenjtë të Dëshmorëve, para familjarëve të tyre dhe veteranëve, ku kam bërë thirrje publike të votoheshin urgjent para zgjedhjeve parlamentare, Ligji për Gjykatën e Lartë, Ligji i Nëpunësit Civil dhe Reforma Parlamentare, tre kushte të Bashkimit Europian, që mbaheshin peng nga Kryemashtruesi i Sektit “Rilindje”.

Në 30 maj 2013 isha po unë që e detyrova Kryemashtruesin e Sektit “Rilindje” t’i votonte në Kuvend:

Ligji për Gjykatën e Lartë me 108 vota pro

Ligji i Nëpunësit Civil me 107 vota pro

Reforma Parlamentare me 108 vota pro.

Tani është koha t’i lerë mashtrimet ordinere dhe të kuptojë njëherë e mirë se pa respektimin e Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit nuk ka çelje negociatash. 🇦🇱🇪🇺

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto