Ilir Meta nxjerr foton e para 35 viteve, i lëshon mesazhin e koduar Edi Ramës

13:17 20/10/20204min139
download - 2020-10-20T131709.659

Presidenti Ilir Meta ka postuar një foto të 35 viteve më parë ku shfaqet në stërvitje me dy miqtë e tij, dinamovitin Bashkim Mullai dhe Ardian Kokonozi.

Meta ka falënderuar edhe profesorin e tij Ferid Berberi për stërvitjen gjatë periudhës kur ishte shtangist. Madje Meta thekson se falë tij ka qenë në superformë gjithmonë për të ngritur pesha të rënda.

Falë tij edhe unë jam stërvitur për të qenë përherë në superformë për të ngritur vetëm pesha të rënda!”, shkruan Meta në Facebook-un e tij, që duket edhe si një mesazh i koduar lëshuar drejt kryeministrit Edi Rama, i cili e cilësoi sot gjuhën e presidentit të përkeqësuar dhe se gjendja e tij është rënduar, kur tashmë është vetëm në fillim të kësaj gjendjeje.

Postimi i plotë:

I lumtur sot të kthehesha 35 vite pas në kohë për të ndarë kujtime të jashtëzakonshme për një periudhë shumë të bukur të jetës sime, me Profesorin tim të dashur, Ferid Berberi, ish-trajnerin e madh të peshëngritjes së Ekipit Kombëtar e Dinamos dhe të kampionëve Aleksandër Kondo, Agron Haxhihyseni, Ardian Kokonozi, Muharrem Berisha  e shumë të tjerë.

Pas arratisjes së Aleksandër Kondos, ishte Profesor Berberi i cili më tërhoqi në magjinë e peshëngritjes dhe më edukoi me shumë pasion e dashuri me vlerat më të mira sportive.

E falënderoj veçanërisht për këtë foto të bukur që më solli sot gjatë stërvitjes me dy miqtë e mi, dinamovitin Bashkim Mullai dhe Ardian Kokonozi, apo siç e quanim të gjithë Poku, Kampion i Ballkanit.

Përjetë mirënjohës Profesorit të dashur që me shumë profesionalizëm, pasion e përkushtim përgatiti denjësisht shumë kampionë të peshëngritjes shqiptare, duke mbetur një shembull i çmuar dhe përherë frymëzues i gjeneratave të tëra sportistësh në rrugën e suksesit dhe të fitoreve.

Falë tij edhe unë jam stërvitur për të qenë përherë në superformë për të ngritur vetëm pesha të rënda! 🏋️‍♀️🇦🇱

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto