Ilir Meta: Jam si Avni Rustemi jo si Escobari, Rama: Ke shkalluar, je bërë qesharak!

11:22 09/10/20203min148
download (81)

Kryeministri Rama ka reaguar pas deklaratës së presidentit Ilir Meta se ai nuk ka idhull Escobarin, por figura të tilla  si Avni Rustemi apo Vojo Kushi.

Përmes një statusi në Twitter, Rama shkruan se Ilir Meta ka shkalluar dhe është bërë qesharak.

Sipas tij, Shqipëria nuk i ka asnjë borxh që të durojë  “shkallimet e tua të përditshme, që sekëlldisin jo veç të gjallët po edhe të rënët për liri të këtij vendi, të cilëve u je qepur me dekoratat e me fjalimet e tua qesharake!”

Ilir çfarë borxhi të ka Shqipëria që të bëri kryeministër, kryeparlamentar, president dhe duhet të durojë shkallimet e tua të përditshme, që sëkëlldisin jo veç të gjallët po edhe të rënët për liri të këtij vendi, të cilëve u je qepur me dekoratat e me fjalimet e tua qesharake!”, shkruan Rama.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *