Ilir Beqaj godet sërish, kërkon që shqiptarët të tregojnë edhe orientimin e tyre seksual

11:15 28/10/20201min102
download (23)

Ish-ministri dhe deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqaj, nuk heq dorë nga propozimet e tij të çuditshme, teksa këtë herë, duke folur në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, ku po diskutohej projektligji për censusin e popullsisë dhe banesave, ka deklaruar se censusi nuk duhet bërë vetëm për kombësinë dhe fenë, por dhe orientimin seksual të shqiptarëve.

“Pa dashur të krijoj polemikë në opinionin publik, dua të bëj një pyetje për atë pjesë të nenit që thotë se ka të dhëna që qytetarët mund edhe të mos t’i përgjigjen, ku bëhet fjalë për fenë, kombësinë. Por të nderuar kolegë, pyetja ime shtrohet nëse ka ardhur momenti në 2020 të mendojmë që në të ardhmen që përveçse ti pyesim njerëzit për fenë e kombësinë, ti pyesim edhe për orientimin seksual të gjithsecilit,” tha Ilir Beqaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto