
Ilir Beqja është zgjedhur koordinator në qarkun e Shkodrës, duke e konsideruar si një privilegj këtë detyrë të re. Deputeti Beqja theksoi se puna për zgjedhjet parlamentare do të përqëndrohet në të gjithë qarkun.
Beqaj u shpreh se :
“Për mua është privilegj që kthehem në Shkodër. Ndryshimet në qeveri janë e drejtë e kryeministrit dhe 7 muaj para zgjedhjeve nuk është e lehtë të bëhen. Kam pranuar me dëshirë propozimin e kryeministrit sepse në Shkodër e kam filluar politikën aktive. Me kryeministrin kam një marrëdhënie sy më sy për të cilën zgjat shumë pak vendimmarrja. Për kandidatët për deputetët në Shkodër, drejtuesi politik i qarkut ka për detyrë të merret me të gjithë. Në këtë fazë jemi shpejt për të kaluar tek kandidaturat.
Kemi një ndryshim me opozitën sepse bërthamën e parë e kemi nga deputetët ekzistues. Duhet të shohim se cila pjesë e listës do jetë e hapur dhe cila jo. Zgjedhjet lokale çështje që e di Presidenti, zgjedhjet një dite do të bëhen. Fillimisht puna jone do përqendrohet në gjithë qarkun për zgjedhjet parlamentare.
Kemi një boshllëk një vjeçar në punën e partisë dhe duhet të punojmë shumë. Sigurisht, jam i vetëdijshëm për problemet e partisë dhe drejtorëve. Drejtorët nuk janë një punë e imja, por do të shohim se si kanë punuar sepse kur vjen puna për legalizime ose funksione të tjera nuk ka të majte e të djathtë. Për drejtoritë e zhvendosura nga Shkodra në Lezhë besoj se kjo është një temë e gjatë dhe do të dojë më shumë kohë për të kuptuar konceptin e rajoneve.
Duhet të jemi të vetëdijshëm që pasi krijohen drejtoritë e rajoneve që kanë tre qarqe nuk është normale që të gjitha drejtoritë të jenë në një qark edhe pse Shkodra ka rrezatuar në gjithë Shqipërinë. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore apo edhe shërbime të tjera, duhet të mos krijojnë barriera për qytetarët
Bushati ka 14 muaj që e ka lënë PS Shkodër dhe nuk mund të themi si e la ai PS këtu. Zoti Bushati është deputet dhe nuk e vendosim ne nëse është apo jo dhe aktualisht nuk ndodhet as në Tiranë dhe as në Shkodër.”.