Ikona e bukurisë Sophia Loren rikthehet në ekran, në moshën 86 vjeçare

10:47 23/09/20202min89
check-out-top-10-sophia-loren-young-pictures-1558362595-1

Sophia Loren, ikona e bukurisë e epokës që njihet si “periudha e artë e Hollyëood”, ka vendosur të rikthehet në ekran.

Ajo i mungon ekranit për më tepër se një dekadë, por ka qenë një propozim i Netflix ai që e ka bindur 86 vjeçaren të pranojë një projekt të ri kinematografik. Aktorja italiane do të jetë protagoniste në një dramë italiane të titulluar “The Life Ahead”, i cili do të shfaqet në Netflix.

Ky projekt kinematografik do të drejtohet nga djali i saj dhe Sophia ka ndarë me të gjithë entuziazmin që ka për “The Life Ahead”. “Kur djali im më propozoi rolin, ishte një ëndërr e vërtetë. Më pëlqente ta portretizoja zonjën Rosa. Ajo është e ashpër, është e brishtë, është një e mbijetuar. Në shumë mënyra ajo më kujton nënën time,” është shprehur Sophia.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto