Ikona e A don me ma thy, A don me ta thy, Fjolla Morina është shtatzënë, mjeku gjinekolog në Kukës konstatoi se…

19:53 21/09/20205min143
fjolla-morina10

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina qe u kap ne fundjave me armë në pikën kufitare të Morinës, duke hyre ne Shqiperi, pret te behet nene.

Ajo eshte shtatzene, ne muajin e dyte, dhe kjo eshte konstatuar gjate vizites mjekesore qe beri ne Kukes, ku u dergua me urgjence per shkak te shqetesimeve qe pati, pak pasi u ndalua nga policia. 

Burime per “Panorama” bejne me dije se shtazenia e saj eshte konstatuar nga mjeku gjinekolog ne spitalin e Kukesit.

34-vjeçarja u vu në pranga pasi në makinën e saj, ku po udhëtonte së bashku me dy persona të tjerë, u gjetën dy pistoleta.

Njëra prej pistoletave, tip “Zoraki” me 3 fishekë në karikator dhe 20 fishekë të tjerë, iu gjet në xhepin e pasmë të sendiljes.

Ndërsa arma tjetër, një pistoletë tip “Walther”, që në dukje ishte pistoletë lodër, çakmak, iu gjet në bagazh.

Gjatë marrjes në pyetje, Fjolla Morina rrëfeu se një prej armëve ia ka bërë dhuratë një mik i saj nga Gjermania, i cili nuk jeton më.

“Jam nisur nga Kosova me makinën time për në Tiranë, pasi kam për të bërë muzikë dhe në makinë kam pas me vete dhe persona të tjerë, të cilët quhen Fitim Muji, i cili është shoferi im dhe Fisnik Syla, i cili është shoku im dhe rreth orës 02:10 minuta jemi futur në Pikën e Kalimit Kufitar të Kontrollit në Morinë Kukës.

Gjatë kontrollit më kanë gjetur pistoletën dhe fishekët në çantën dhe në makinë dhe këtë pistoletë e kam pas në njërën prej çantave, se unë kam tre çanta me vete se jam nis për Tiranë për këngë dhe këtë e kam pas prej kohësh se ma ka bërë dhuratë dikush. Një miku im nga Gjermania, i cili sot nuk jeton më,”- tha ajo, sipas gazetës Express.

Fjolla Morina ndërkohë u shpreh se personat që e shoqëronin nuk ishin në dijeni që ajo kishte me vete armë.

Madje, shtoi se edhe vetë nuk e dinte që armën e kishte në çantë. “Deklaroj se nuk dinin gjë se unë kam pistoletë dhe as unë vetë nuk dija se kam në çantën e dorës pistoletë,”– deklaroi këngëtarja.

Fjolla Morina-Biznesmeni-Fisnik Syla

Në pyetje gjithashtu janë marrë në pyetje dhe dy personat që e shoqëronin, shoferi i sak Fitim Muji dhe biznesmeni 29-vjeçar Fisnik Syla.

“Jemi vetëm shoqëruesit e Fjollës, pasi ajo kishte për të shkuar në Tiranë për muzikë dhe nuk e dinim që ajo kishte këto pistoleta në çantën e dorës dhe në makinën e saj…”- deklaruan ata në polici.

Këngëtarja pritet të dalë të martën përpara gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

PANORAMA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto