IKMT ndez fadromat, nis prishja e objekteve në Astir

09:11 20/10/20201min125
download - 2020-10-20T091043.541

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka njoftuar ditën e sotme se ka nisur punën për prishjen e 20 banesave në zonën e Astirit.

Prishja e banesave, sipas IKMT, bëhet për t’i hapur rrugë ndërtimit të lotit të 3 për Unazën e Re.

Njoftimi i IKMT:

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit prej mëngjesit të sotëm ka nisur prishjen e 20 objekteve në gjurmën e Unazës së Madhe, Loti III (Astir). Objektet janë të madhësive nga dy deri në katër kate, me funksione të ndryshme. Një pjesë e tyre janë shpronësuar sipas legjislacionit në fuqi, ndërsa një pjesë janë skualifikuar. Deri tani, aksioni i IKMT ka vijuar i qetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto