“Ike mik dhe na braktise, lamtumirë!” Gazetari Artan Hoxha i prekur nga vdekja e Kasem Hysenbelliut

13:03 05/12/20203min119
567889

Për ndarjen nga jeta të Fax News, Kasem Hysenbelliu ka shprehur ngushëllime edhe gazetari i njohur investigativ, Artan Hoxha.

Hoxha ishte një nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, dhe rrëfen ndjesinë e tij kur mësoi se u nda nga jeta.

POSTIMI I PLOTË I ARTAN HOXHËS:

Shuhet Kasem Hysenbelliu 59 vjeç… Nje lajm i trishte për nje bashkepatriot, mik, dhe administrator i medias ku kam punuar. Nje njeri i mire me te cilin kam bashkepunuar, qe nga fillimi i viteve 2000, kur nisi punen si administrator te “Panorama”, në News24 nga viti 2011 e deri në 2016-en, e me vone në median e themeluar prej tij FAX NEWS. Lamtumire mik, te qofte e lehte rruga për në boten e pertejme.

Ike shpejt, shume shpejt dhe beftas, pa u ndjere. Kemi bashkepunuar qindra here, kemi debatuar dhjetera here, por në fund Kasemi kthehej me nje buzeqeshje karakteristike dhe me batuten, “jemi skraparllinj, nese nuk e mbajme njeri-tjetrin mos prit të na mbaj njeri”… Sa here kishim ndonje histori me spec per te denoncuar “ata lart” pushtetin dhe politikanet, të cilet e dinin menyren si të benin presion të pronaret, udhezimi i Kasemit ishte, “Tance ma lere mua, fike telefonin dhe mos iu pergjigj askujt, madje as pronarit”. Pastaj kur debatonim, zgjaste me öre te tera, ndoshta me dite, nuk binim në nje mendje si dy kokeshkembinj Skrapari.

Debati shkonte deri aty sa i kujtoja se vertete ishim nga e njejta zone por na ndante Kanioni Osumit. Por te nesermen origjina nga vinim, pasioni per punen qe benim, për te thene gjithnje te verteten dhe per ta mbajtur gjithmone News24, median nr.1 informative në vend, na bente serish bashke.

Sa here drejtuesit poshte tij, drejtore, kryeredaktore, shkonin per ndonje ankese ose pakenaqesi ndaj meje, pergjigja e Kasemit ishte:” Mos u merrni me te, ma lini mua, na duhet per golin në minuten e fundit”… Ike mik dhe na braktise kur kishe ende shume ide e pune per te mbaruar. Do t’i mungosh familjes, krijeses tende, Fax news dhe stafit të saj, gjithkujt qe të ka njohur apo takuar qofte dhe njehere te vetme.
Lamtumire Kasem Hysenbelliu…

Presidenti i Fax News, Kasem Hysenbelli u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në Turqi për shkak të komplikacioneve nga COVID19. Botuesi dhe drejtuesi i disa prej mediave kryesore në vend prej më shumë se 20 vitesh, nuk mundi të fitojë betejën me virusin vdekjeprurës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto