Ilir Meta futet në histori, parlamenti ka votuar pro shkarkimit të tij

14:16 09/06/20211min46
iiii

Ashtu sikur pritej parlamenti ka votuar pro shkarkimit të Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Meta futet në ‘historinë’ e Shqipërisë si i pari president në vendin tonë që shkarkohet apo ikën nga detyra.

Pro shkarkimit votuan 104, abstenim 3, dhe kundër 7.

Më herët deputetët votuan edhe lidhur me raportin e hartuar nga Komisioni Hetimor.

Ky raport u votua me 104 vota pro, 7 kundër, 2 abstenim dhe 1 votë rezultoi e pavlefshme.

Këtë votim të shkarkimit të Presidentit, Parlamentit duhet t’ia dorëzojë zyrtarisht Gjykatës Kushtetuese brenda 5 ditëve, teksa vetë Kushtetuesja ka afat 3 muaj për të marrë një vendim nëse i gjithë ky proces është ose jo kushteutes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto