Igli Tare arrin marrëveshjen për të marrë lojtarin e madh tek Lazio

07:47 14/08/20202min93
Screenshot_1

Lazio ka një partner të ri sulmi për Ciro Immobile, ai është Vedat Muriqi i Fenerbahçes.

Në takimin e fundit midis skuadrave në fjalë, u përcaktuan detajet e marrëveshjes që do të sjellin në kryeqytet sulmuesin e kombëtares kosovare, të lindur në vitin 1994, i cili do të firmosë një kontratë pesë-vjeçare me vlerë 2 milion euro plus shpërblime në fund të sezonit.

Nga shitja e sulmuesit shtatlart Fenerbahçe do të përfitojë për 18 milionë euro plus dy bonus sipas arritjeve të klubit dhe lojtarit.

Gjatë dy sezoneve të fundit Muriqi ka treguar nuhatjen e tij për gol në ligën turke, duke shënuar 32 gola fillimisht me Caykur Ryzespor dhe më pas me Fenerbahçe.

Muriqi do të marrë vendin e Felipe Caicedo te Lazio i cili është një hap larg nga transferimi në Katar.

Sulmuesi i kombëtares ekuadoriane, i lindur në vitin 1994, ka arritur një marrëveshje me Al Gharafa dhe drejtori sportiv Igli Tare, i cili kërkon të paktën pesë milion euro për ta lënë të largohet, do të investojë të ardhurat pikërisht për blerjen e Muriqit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto