Idrizi: Shpresoja që shishja e ujit ta zinte në kokë ministrin grek

16:27 20/10/20202min62
auto_idrizi1603193808

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka folur për gjestin e tij ditën e sotme ku tentoi që të sulmojë me shishe uji eskortën e ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias. Idrizi thotë se shpresonte që ajo shishe ta kapte në kokë Dendiasin.

Më tej ai reflekton për këtë akt duke theksuar se ishte akt emocional dhe duhet të kërkojë ndjesë, por ajo është më e pakta që mund të bënte në mënyrën se si po sillet policia shqiptare dhe vetë Greqia.

”Sa herë duan për mitingjet e tyre, asambletë e tyre të lejohen, në këtë raste jo.  Ishte veprim emocional, padyshim, në kushte normale nuk duhet ta kisha bërë.

Po ju them në emër të shqiptarëve të Çamërisë, nga mënyra si po sillet Greqia, shishja e ujit ishte gjëja më e paktë.

Kjo është një çështje për gjithë shqiptarët. Ta zinte në kokë ministrin ajo shishja e ujit, mbase do freskohej një çikë meqë është dhe vapë”– tha Idrizi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto