Idrizi: Nëse Greqia insiston për detin, ne do të kërkojmë Çamërinë

10:44 04/09/20203min64

1599208036_idrizi

Presidenti Ilir Meta, ka nisur ditën e sotme konsultimet lidhur me zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Për këtë ai ka ftuar të gjithë kryetarët e partive politike, mes tyre edhe kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizin.

Pas daljes nga takimi me Meta, Idrizi është shprehur se ka folur me Presidentin edhe për çështjen e kufirit në detin Jon me Greqinë.

Ai ka deklaruar se deklaratat e ministrave grekë për Shqipërinë janë të papranueshme dhe nëse do të insistojë, do të kërkojmë Çamërinë dhe heqjen e ligjit të luftës

“I shpreha shqetësimin Presidentit për faktin që duhet të ketë vëmendjen qeveria shqiptare për zonat ekskluzive ekonomike, sepse në këtë marrëveshje dy ishujt kanë marrë të drejtë të zgjerohen me 12 milje, që cenon në mënyrë të drejtpërdrejtë zonën ekonomike që ne duhet të ndajmë me Greqinë dhe Italinë. Më vjen mirë që ditët e fundit kryeministri ka bërë një tërheqje dhe pasi u kërkoi njerëzve të lexojnë, e ka lexuar edhe vetë pikën 15 të Konventës. Më duhet të theksoj fort dhe të bëj të qartë për publikun se qeveritë shqiptare janë në sindromën e Shën Naumit dhe qeveria shqiptare nuk duhet të diskutojë më për kufijtë detarë e tokësorë me Greqinë.

Shqipëria ka lëshuar gati 30% të territorit të saj, e kam fjalën për Çamërinë. Ne nuk kemi çfarë bisedojmë me Greqinë për ujërat territorial, por vetëm për zonat ekonomike. Nëse Greqia do të hapë çështje të tilla, pa dyshim që ne do të kërkojmë Çamërinë. I bëra të qartë Presidentit që bisedimet mes dy vendeve duhet të fillojnë nga heqja e ligjit të luftës, të vazhdojnë me zgjidhjen e çështjes çame. PDIU i shprehu shqetësimet Presidentit që qeveria ka fshehur agjendën shqiptare në diskutimet mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe ka avancuar me agjendën greke”, tha Idrizi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto