Fidel Ylli vë kushte për takimin me Ramën/ Presidenti i Ligës, Libohova zbulon vendimin për kampionatin

14:45 21/09/20201min45

Screenshot_2-40

Ka përfunduar pa marrëveshje takimi mes Ligës Profesioniste të Futbollit dhe negociatorit të qeverisë deputetit Fidel Ylli.

Ky i fundit mësohet se ka vendosur kushte për takimin që “Liga” ka kërkuar me Kryeminstrin Edi Rama, ku mësohet të jetë shprehur se takimi do të zhvillohet menjëherë pasi të rinisë kampionati.

Pas mbledhjes së kësaj të hëne ka folur edhe presidenti i Ligës Edvin Libohova i cili është shprehur:

“Ramë dakord për të dërguar të gjithë komentet mbi katër kërkesat që kemi bërë. Do të kthehemi përsëri mbrapa për t’i përgatitur për t’i nisur. Përshëndesim deklaratën e zotit Ylli që qeveria është e gatshme për të realizuar kërkesat dhe që është në sinkron me ne.

Ne do të vazhdojmë me procedurat, do të shohim në dinamikë situatën si do shkojë. Situata nuk pritet me thikë sot, po e ndjekim gjithë pasditen. Bojkoti? Sigurisht që vazhdon“ ka deklaruar Libohova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *