Ibsen Elezi tregon arsyen pse e përjashtuan nga gara për kryetar në PD

15:02 24/05/20211min211
-800-0-3dec563f8ecdc8a5814888c0f8183266

Ibsen Elezi, kandidati i skualifikuar nga gara për kryetar i Partisë Demokratike, komentoi vendimin e Kryesisë.

Ai tha se nuk është befasuar pasi PD është katandisur që nuk pranon trupa të huaj.

“Nuk u befasova pasi ai ambient nuk pranon trupa të huaj. Anëtarët e Kryesisë kanë thyer parimet themelore të statutit të PD-së. Është shkelur e drejta për mendimin ndryshe, më përjashtuan nga çdo e drejtë në PD pasi dhashë mendim ndryshe”, tha Elezi për A2.

“Në statut thotë që ka të drejtë të garojë kushdo që plotëson kriteret. Nuk ka lidhje me numrin e kandidatëve. Mua më përjashtuan vetëm se them të vërtetën”, shtoi Elezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto