Ia publikoi fotografinë ‘para dhe pas ndërhyrjes’, Arbenita Ismajli kërcënon publikisht doktoreshën ruse: Mashtruese, do të shkosh në burg

20:21 10/09/20203min107
Arbenita

Bukuroshja e njohur, Arbenita Ismajli, është gjithmonë shumë e pëlqyer dhe e komentuar për pamjen e saj.

Muaj më parë, ajo u bë e përfolur kur një qendër estetike në Rusi publikoi një fotografi të sajën “para dhe pas”, ku tregonte operimin e kryer në hundë.

E pyetur së fundmi nga fansat në InstaStory nëse ishte vërtet Arbenita në fotografi, doktoresha ruse Alla Dubasova e pohoi një gjë të tillë.

Foto: Alla Dubasova/InstaStory

“Nuk postoj foto të rreme, vetëm ato që i bëj vetë”, ka qenë përgjigja e doktoreshës.

Në anën tjetër, një reagim i fortë ka ardhur nga bukuroshja Arbentia Ismajli, e cila i ka shkruar doktoreshës në fjalë mesazh privat në Instagram, duke e kërcënuar dhe i thënë se nuk po tregon të vërtetën.

“Do shkosh në burg, do ta shohësh mirë Arbenitën. Më beso. Në momentin që do të shkelësh në Angli, do ta kuptosh. Mos i përdor më as fotot, as emrin tim për famë. Je mbretëresha e fotoshopit”, kanë qenë fjalët që Arbenita ia ka shkruar asaj.

Foto: Arbenita Ismajli/InstaStory

Ndërkohë, ishte vet bukuroshja shqiptare që zbardhi bisedën e zhvilluar në InstaDirect, përmes një imazhi të ndarë me ndjekësit në InstaStory.

“Bushtra ruse nuk dorëzohet. Bllokojeni llogarinë e saj, që të marrë një mësim”, ka bërë thirrje Arbenita në Instagramin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto