Ia kalon Jeff Bezos dhe Elon Musk, ky është njeriu më i pasur në botë

16:42 25/05/20211min90
Capture-158

Manjati francez i modës, Bernard Arnault, është bërë njeriu më i pasur në botë.Aksionet e shefit 72-vjeçar të Moet Hennessy Louis Vuitton (LVMH) u rritën me 0.4% gjatë orëve të para të së hënës. Kjo tregon se aksioni personal i Arnault rritet me më shumë se 424 milionë paundë, sipas Forbes.

Arnault ja ka dalë t’i rrëmbejë vendin e parë CEO të Amazon, Jeff Bezos, pasuria e të cilit është 131.4 miliardë paundë. Në vetëm pak kohë, ai arriti ta spostojë Elon Musk, CEO-n e Teslas, në vendin e tretë, shkruan The Sun.Në 14 muaj e fundit, Arnault arriti të fitojë mbi 77.7 milionë paundë falë kompanisë së tij, e cila zotëron mallra nga një sërë firmash luksoze, përfshirë Fendi, Christian Dior dhe Givenchy.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto