I zuri vendin në krye të grupit, Rudina Hajdari “braktis” Murrizin, parti të re me një tjetër grup

14:52 04/09/20201min120
rudina-hajdari-seance

Rudina Hajdari është një ndër deputetët e opozitës, që u ulën në parlament pas djegies së mandateve nga PD-LSI.

Për disa muaj ajo ishte edhe kryetare grupit Parlamentar Demokrat, që më pas u zëvendësua nga Myslim Murrizi, me vendim të anëtarëve të këtij grupi.

Në atë kohë pro këtij vendimi votuan Arlind Çarçani, Myslim Murrizi, Halil Jakimi, Alban Zeneli, Korab Lita, dhe Halit Valteri.

Pakënaqësitë e Hajdarit nisën pikërisht në këtë pikë.

Në ditët e para të muajit shtator, deputeti i opozitës Halit Valteri paralajmëroi krijimin e një partie të re politike, dhe se Rudina Hajdari do i bashkohej grupit të tyre.

Rudina Hajdari ka deklaruar se nuk do ti bashkohet partisë së Murrizit dhe disa deputetëve të tjerë anonimë në Kuvend.

Ajo është shprehur ditën e sotme se do ti bashkohet Nismës Thurje dhe do të konkurrojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vend.

Hajdari dhe Thurje kanë dalë së bashku dhe në takime për ndryshimin e sistemit zgjedhor, teksa mblidhnin firma për mbajtjen e një referendumi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto