I vuri gjobë për parkim të gabuar/Shkodrani bën për spital efektivin e policisë, shpallet në kërkim (EMRI)

10:13 09/10/20202min106
policia-shkoder-1 (1)

Një efektiv i policisë së Shkodrës është dhunuar barbarisht pasi është goditur nga një shtetas i cili ishte gjobitur për parkim të gabuar.

Shtetasi i identifikuar nga policia si Indrit Shtegu ka rrahur punonjësin e policisë vendore të Shkodrës Hysni Idrizi.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës në lagjen ‘Parrucë’ në orët e pasdites.

Autori i cili është shpallur në kërkim nga policia ka parkuar në kundërvajtje mjetin triçikël në lagjen ‘Parrucë’ duke e vendosur në një parkim dysh.

Në atë moment efektivi Idrizi është gjendur aty dhe i ka vendosur një gjobë drejtuesit për parkim në kundërvajtje.  Por Shtegu nuk e ka kapëdirë dot dhe ka filluar të debatojë me efektivin e policisë, Idrizi dhe pas përplasjes verbale, Shtegu e ka goditur në fytyrë me grushte e dëmtuar rëndë.

Pas kësaj ngjarje efektivi i policisë, Idrizi është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ndërsa mësohet se ka thyer nofullën dhe është nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të tjera të policisë duke nisur hetimet për ngjarjen e rëndë të ndodhur në qendër të qytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto