“I trajton kandidatët si porte dhe aeroporte 3D”- Bardhi reagon pas ironisë së Ramës ndaj votimeve në PD: Anuloi zgjedhjet për Kryesinë vetëm për të mbrojtur…

17:57 15/10/20202min135
gaz-bardhi

Duke ripublikuar një nga video-përgjimet e publikuar nga gazeta gjermane Bild, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se të gjithë e dinë që kandidatët në Partinë Socialiste përzgjidhen me krimin e organizuar.

Reagimi vjen pas ironisë së kryeministrit Edi Rama ndaj procesit të votimit të kandidatëve për deputetë brenda radhëve të demokratëve.

Sipas Bardhit, për të mbrojtur ish-kryebashkiakun Vangjush Dako në kryesinë e PS-së, Rama anuloi zgjedhjet për organet drejtuese të Partisë që drejton.

Reagimi i plotë i Bardhit:

Edi Rama i frikësuari i madh nga zgjedhjet brenda partisë së tij qenka marrë sot me procesin demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve në PD.

Ekzaktësisht i njëjti kryetar partie, që për të mbajtur Dakon me shokë në kryesinë e PS, anuloi zgjedhjet për organet drejtuese në partinë e tij. I njëjti që tallet me procesin e përzgjedhjes së deputetëve në partinë e tij duke i trajtuar ata si porte e aeroporte në 3D. Nuk ka shqiptar që nuk e di, që Edi Rama përzgjedhjen e kandidatëve në Partinë e tij e bën në bashkëpunim me krimin e organizuar. Kush e ka harruar, me poshtë gjen një provë të qartë që e ka dëgjuar e gjithë bota!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto