‘I takon të kandidojë për ne…’ / Sali Berisha flet për largimin e Jozefina Topallit nga PD, sulmon ashpër Bashën

11:59 27/10/20202min107
topalli-basha_1

Ish-Kryeministri dhe ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në një intervistë me gazetarin, Roland Qafokun, ku ndër të tjera ka folur edhe për largimin e Jozefina Topallit nga kjo forcë politike.

Berisha ka thënë se ky ishte një gabim i Bashës dhe se sipas statutit të Partisë Demokratike, i takon të kandidojë. Sakaq ai nuk ka dashur të komentojë refuzimin e Topallit për të qenë pjesë e listave të PD në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të ardhshëm.

“Nuk besoj se më takon të hyj në listë me emra të veçantë. Prej 8 vitesh Partia Demokratike ka një kryetar të ri, i cili ka të drejtë të zgjedhë ekipin e tij. Unë i kam të qarta prononcimet e mia për largimin e tyre nga lista e vitit 2017, nuk i heq asgjë. Me statutin e PD, znj. Jozefina Topalli i takon të kandidojë. Jozefina për shkaqe objektive të mëparshme, për shkak të heqjes nga lista në vitin 2017.”, u shpreh në lidhje me këtë çështje, ish-kryedemokrati, Sali Berisha.

I pyetur nëse këtë e cilëson si një gabim të Lulzim Bashës, Berisha u përgjigj se:

“Pa asnjë diskutim. Jo vetëm për të, por për disa prej tyre, e kam thënë disa herë. Ata ishin njerëz me investime të pamohueshme dhe s’mund të kem dyshime. Topalli është shprehur se nuk e pranon kandidimin dhe nuk më mbetet gjë që të komentoj.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *