I shpëtoi shpërthimit të fortë në Tiranë, dalin fotot e Preng Gjinit nga spitali(FOTO)

12:01 16/09/20202min134
Screenshot_7-3

Dalin fotot e shënjestrës së atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme tek Ura e Selitës në kryeqytet. Preng Gjini po vijon të marrë ndihmën mjekësore në spital, por ende nuk e ka kaluar rrezikun për jetën.

Ai do t’i nënshtrohet një operacioni të dytë në sy. Burime bëjnë të ditur se Gjini ka politrauma për shkak të dëmtimeve të marra nga shpërthimi i lëndës eksplozive, ndërsa ka humbur një pjesë të shikimit.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku 51-vjeçari ishte duke lëvizur me makinën e tij tip mercedez-benz A Class, e cila shpërtheu, mbi urën pranë zonës së “Vasil Shantos”.

Preng Gjini është vëllai i Armando (Tonin) Gjinit, ish-ushtari i Met Kananit, i cili u ekzekutua një vit më parë, përpara Katedrales së Rrëshenit. /Abcenews.al/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto