I shkon ‘fiksimit të jetës’ në shtëpi dhe përleshet keq me vëllanë e saj, 25 vjeçarit i kushton shtrenjtë gangsterllëku

11:46 14/09/20202min108
policia-1-1068x598-1

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 25 vjeçar me inicialet E.K., pasi akuzohet se ka përndjekur një vajzë 29 vjeçare.

Sipas policisë, ai ka shkuar në banesën e saj ku është konfliktuar me vëllanë e vajzës dhe i ka dëmtuar atij mjetin e parkuar.

Ndërkohë, menjëherë pas marrjes së denoncimit, uniformat blu e kanë arrestuar të riun, ndërsa gjatë kontrollit iu gjet edhe një mjet prerës thikë.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

“Arrestohet në flagrancë një 25-vjeçar, për veprat penale “Përndjekja”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkatërrim prone”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Përndjekja”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkatërrim i pronës”, i shtetasit E. K., 25 vjeç, pasi ka përndjekur vazhdimisht për një periudhë kohe shtetasen A. A., 29 vjeçe.

Shtetasi E. K. ka shkuar në banesën e shtetases A. A. dhe është konfliktuar me vëllanë e saj, si dhe i ka dëmtuar atij mjetin e parkuar.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e shtetasit E. K., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia në lidhje me rastin në fjalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *