I riu aksidentohet rëndë në Bulqizë, niset me urgjencë me helikopter drejt Tiranës

10:15 24/09/20201min173
2f0479f497b11bfaf9e51f2a19faffe0_L

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në aksin rrugor Bulqizë – Peshkopi në vendin e quajtur ura e Okshatinit, Homesh.

Teksa po drejtonte motorin e tij, një 32 vjeçar është përplasur rëndë me një makinë. Mësohet se i riu B.Nasufi, është nisur me urgjencë me helikopter në drejtim të Tiranës, për një trajtim më të mirë.

Sipas mjekëve, i riu ka fraktura të shumta në trup, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto