I publikon videon Ramës, Tabaku: Je prova njerëzore e gënjeshtrës për mbijetesë (VIDEO)

15:20 13/08/20202min57
70efc4e36630fb67f16b5dcef2d9b0c4_L-1-696x426

Ish-deputetja Jorida Tabaku ka publikuar në rrjetin social FB, një video ku shihet Kryeministri Edi Rama në vitin 2013 dhe në 2020-ën.

Sipas Tabakut, Kryeministri Rama i ka gënjyer shqiptarët për vite me rradhë, se rruga nuk është zhvillim, ndërsa e kundërta ndodh në 2020.

 Postimi i plotë:

I gënjeu shqiptarët se rruga nuk është zhvillim. Pastaj, se nuk kishte rrugë të ndërtuara. Në fund të rrugës së tij u thotë shqiptarëve se po ndërton rrugë. Cilët rrugë? Ato të nisura përpara vitit 2013 atëherë kur i sulmonte. Bilanci i tij: vetëm 22 km rrugë në 7 vite!

Rama është prova njerëzore e gënjeshtrës për mbijetesë. Çdo ditë që qëndron, më shumë dëm i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto