I propozoi për martesë, Fjolla Morina pranon lidhjen me biznesmenin e njohur, i befason të gjithë me fjalët që shkruan për të

23:22 20/10/20204min106

-640-0-ac761da3a3235164b1e6a03b1c216b5f

Fjolla Morina ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit pas arrestimit në kufirin shqiptar e më pas për lajmet mbi një lidhje me Fisnik Sylën, biznesmeni i cili u arrestua së bashku me të.

Së fundmi Fjolla mori propozim për martesë nga partneri dhe sot ka zbuluar se ai është pikërisht Fisnik Syla.

Fjolla ka postuar një foto krah Sylës dhe shkruan se dashuria e tyre ka fituar pavarësisht pengesave dhe vuajtjeve. “Thone qe ‘Ne dashuri fiton kush iken’. Nuk eshte e vertete. Ne dashuri fiton ai/ajo qe rri. Dashuria nuk eshte e lehte! Ne dashuri duhet te dish te ndash dhimbjen, pasjonin, vuajtjet . Ndonjehere dashuria ve ne dyshim gjithcka qe ti ke besuar por kur dashuria eshte e vertet ateher ajo eshte ne gjendje te superoj cdo veshtiresi cdo pengese sepse dashuria fiton mbi gjithcka. Ne ne cdo pengese fituam njeri tjetrin. Te dua”, shkruan Fjolla.

Para gjykatës këngëtarja e pranoi se Fisnik Syla është i dashuri i saj dhe madje janë në prag të martesës.

“Jam nisur nga Kosova me makinën time, për në Tiranë, pasi kam pasur për të bërë muzikë. Në makinë kam pasur edhe Fitim Mujin, shofer si dhe shokun tim Fisnik Syla. Gjatë kontrollit në PKK Morinë më kanë gjetur pistoletën dhe fishekët në çantë dhe në makinë. Pistoletën m’a ka bërë dhuratë një miku im nga Gjermania, i cili nuk jeton më. Personat që unë kisha në makinë nuk ishin në dijeni se unë kam pistoletë, madje edhe unë vetë nuk e dija se e kam në çantë pistoletën. Deklaroj se Fitim Mujin, e kam njohur para tre muajsh dhe e kam shoferin tim dhe të Fisnikut, pasi ai punon për Fisnikun. Ndërsa me Fisnik Syla, jam njohur që herët dhe tani jemi të dashur, gati për martesë, por nuk e kam nxjerrë nëpër media, duke e mbajtur privat. Dua të deklaroj se mund të jem edhe shtatëzënë pasi një test paraprak më ka dalë pozitiv”, është shprehur Fjolla.

I propozoi për martesë, Fjolla Morina pranon lidhjen me biznesmenin e

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *