I preu kokën vjehrrës dhe ia hodhi në lavaman / Merret vendimi për nusen 38 vjeçare, ja ç’tha ajo në sallën e gjyqit…

10:26 01/10/20203min145
Screenshot_1-1

Një nuse 38 vjeçare nga Kansas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi i preu kokën nënës së ish-të dashurit të saj me dy thika dhe ia la në lavamanin e kuzhinës.

Rachael Hilyard, u dënua për vrasjen e 63 vjeçares, Micki Davis në atë që Prokuroria e quan një krim të planifikuar.

Davis u sulmua pasi shkoi në shtëpinë e Hilyard për të marrë gjërat e djalit të saj.

Ajo shkoi në shtëpinë e Hilyard me nipin e saj 9-vjeçar por i vogli iku me vrap dhe kërkoi për ndihmë përpara se gjyshes t’i prehej koka.

Trupi i të moshuarës u gjet në garazh ndërsa koka në kuzhinë. Hilyard tha se ishte e penduar për këtë vrasje monstruoze.

Hilyard kërkoi falje në seancën dëgjimore të martën për ngjarjen e rëndë, e cila ndodhi më 9 Prill 2017, në të cilën disa nga anëtarët e familjes së Davis morën pjesë personalisht ose panë përmes një telefonate të Zoom.

“Ndjej që edhe vdekja do ishte e mirë për mua tani. Çdo ditë ndjehem keq. Unë u kërkova falje shumë njerëzve që e njihnin dhe e donin Micki Davis, i kërkova falje të gjithë familjes së saj, nipit të saj, të gjithë miqve të saj, fqinjëve të mi, unë kërkova falje për atë që u bëra“, deklaroi nusja vrasëse në sallën e gjyqit.

Familja e Davis, megjithatë, e quajti Kilyard një ‘përbindësh’, pasi ata u përballën me të edhe një herë në gjykatë para dënimit.

NE FOTO: VIKTIMA MICKI DAVIS

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto