
Sabri Fejzullahu feston datëlindjen sot dhe një ndër urimet e para publike për të, ishte sigurisht ai i djalit të tij, Ermalit. Të dy janë këngëtarë dhe figura mjaft të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm.
Në 73 vjetorin e Sabriut, Ermali na tregoi sërish sesa speciale është lidhja e tij me babain, nëpërmjet urimit të tij.
“Urime ditëlindja i pazëvendësueshëmi i shqiptarisë! I bëfsh edhe 100 bashkë me buzëqeshjen tënde e zemrën e bardhë e të mirë që ke. Je krenaria jonë dhe sa më e gjatë jeta jote aq më e bukur jeta ime. Të dua shumë unë dhe padyshim edhe gjithë shqiptarët kudo që janë,” ka shkruajtur këngëtari.