‘I mora në internet për të mos i marrë në Gërdec’ / Elisa Spiropali na tregon se ç’po ha për mëngjes dhe thumbon keq Shkëlzen Berishën

11:11 30/09/20203min158
idMDQ2Mjc4YjNiNDNhMDk-65fb66381befa7f281d72cb29ec67872

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, vijon të thumbojë keq demokratët, e në veçanti Shkëlzen Berishën, djalin e ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Për sot, Spiropali ka zgjedhur që thumbat e saj t’i bëjë me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar një foto të marrë nga interneti, për të treguar se çfarë po ha për mëngjes.

Ndjekësit e saj e kanë vënë re këtë detaj të Spiropalit dhe kanë filluar sulmet e tyre me komente dhe ironi, duke i thënë ministres që t’i marrë fotot nga interneti, por pa shkrime sipër në mënyrë që të mos dallohen që janë të tilla.

Mirëpo, e menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e Elisa Spiropalit, e cila ndër të tjera shkruan me ironi se foton e mori në internet, për të mos e marrë në Gërdec.

E këtu duket se ajo ka thumbuar sërish Shkëlzen Berishën, i cili ka marrë një kredi me vlerë 1.8 milionë euro nga një bankë për të bërë biznes me përpunimin e boronicave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto