I mbijetoi atentatit/ Dëshmia surprizë e Preng Gjinit: Nuk mbaj përgjegjësi për veprimet e vëllait

10:43 18/09/20203min126

Preng-Gjini-ne-spital

3 ditë pasi i mbijetoi atentatit me eksploziv në makinën me të cilën udhëtonte, 51 vjeçari Preng Gjini ka mundur të flasë për policinë.

Në dëshminë e tij ai ka hedhur poshtë pistën e hakmarrjes, duke deklaruar se nuk është në hasmëri me askënd e se nuk ruhej pasi nuk ndihej i kërcënuar.

Gjini u ka treguar prokurorëve të gjitha akset rrugore ku ka lëvizur atë ditë si dhe vendet ku kishte takuar disa miq të tij, e se nuk kishte vënë re asgjë të dyshimtë.

“Nuk kam asnjë hasmëri dhe konflikte me persona të tjerë. Më është vrarë vëllai por nuk mbaj përgjegjësi për veprimet e tij. Gjatë gjithë kohës nuk kamë vënë re asnjë detaj të dyshimtë. Gjithmonë lëvizja i vetëm dhe nuk kisha frikë që të ruhesha. Makinën ia merrja shpesh kushëririt, pasi më të kam marrëdhënie të mira” –është shprehur Gjini.

Prokuroria ka sekuestruar tashmë pamjet filmike nga kamerat e sigurisë në zonat ku ka lëvizur Gjini më 15 shtator, për të parë nëse ka pasur ndonjë person apo automjet që mund ta ketë ndjekur.

Preng Gjinit iu bë atentat në urën e Selitës, ku makinës me të cilën udhëtonte i ishte vendosur një sasi eksplozivi në pjesën e përparme të makinës dhe shpërthimi është kryer i kontrolluar.

E gjithë kjo ngjarje mendohet të ketë lidhje me vrasjen e vëllait të Gjinit rreth një vit më parë dhe hakmarrjeve mes dy fiseve Gjini dhe Reçi në Rrëshen.

Por këtë pretendim të policisë vetë Gjini nuk e ka pranuar, teksa mësohet të jetë shprehur se, nuk mban përgjegjësi për veprimet që ka bërë i vëllai kohë më parë.

Preng Gjini vijon të jetë nën kujdes mjekësor në spitalin e Traumës në Tiranë, ku dhe që nga dita e atentatit i është nënshtruar disa ndërhyrjeve kirurgjikale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto