I kishin fshehur në çanta / 46 vjeçarja me 20 vjeçaren që u kthyen nga Britania kapen me 42 mijë paund në Rinas

12:54 28/08/20202min192
paud

Sekuestrohen rreth 42 mijë paund cash, të padeklaruara në Degën Doganore të Rinasit.

Sipas njoftimit të Policisë Kufitare të Rinasit, strukturat doganore gjatë kontrollit të ushtruar kundrejt pasagjerëve që vinin nga Britania e Madhe konstatuan se shtetaset me inicialet E.K 20 vjeç dhe L.S 46 vjeç kishin të padeklaruara një sasi përkatësisht prej 10.000 paund dhe 31.850 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga ana strukturave u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë” parashikuar nga neni 179.a i Kodit Penal.

Njoftimi i Policisë Kufitare të Rinasit:

“Policia Kufitare e Rinasit ne bashkepunim me punonjesit e Drejtorise se Antitrafikut ne Drejtorine e Pergjithshme te Doganave ne hyrje te RSH, kane konstatuar ne çanten e shtetas L.S, 46 vjeçe, banuese ne Berat,31850 paund. Po nga Policia Kufitare ne bashkepunim me autoritete doganore kane evidentuar ne canten e shtetases E.K,20 vjece, banuese ne Durres 10000 paund. Te dyja keto shtetase jane proceduar penalisht per mosdeklarim te te hollave apo sendeve me vlere ne kufi”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *