
Ish velina e ‘Xing’, Kejvina Kthella është mjaft e komentuar për paraqitjen e saj ku në sy bien format perfekte trupore. Ajo merr pëlqime edhe komente të shumta në rrjete sociale, sidomos në ‘Instagram’. Modelja nuk nguron të tregojë asetet e saj trupore duke u zhveshur dhe duke i postuar pamjet në ‘Instagram’.
Së fundmi Kejvina ka guxuar sërish me fotografitë e saj në ‘Instagram, të cilat marrin vëmendjen e fansave por edhe personazheve të famshëm. Në postimet e modeles një prej ndjekësve që e komplimenton gjithmonë për paraqitjen e saj ‘hot’ është edhe futbollisti i njohur 40 vjeçar Mohammadou Idrissou.
Ky i fundit ka komentuar shpesh emoji me zemra në fotografitë e Kejvinës dhe me siguri kjo i ka rënë në sy 25 vjeçares por nuk ka pasur një përgjigje nga ana e saj. Mohammadou ka luajtur me ekipe të njohur te kampionati gjerman si Hannover, Freiburg, Frankfurt, Borussia.