‘I dhashë makinën time se e tija nuk kishte naftë’, ja çfarë dëshmoi në Polici nipi i Preng Gjinit

13:36 16/09/20202min156
Preng-Gjini-1 (1)

Policia e Shtetit njoftoi sot se një nga të shoqëruarit që është pyetur përsa i përket atentatit të djeshëm në kryeqytet, ku mbeti i plagosur rëndë 51 vjeçari, Preng Gjini, ishte edhe nipi i tij, që është edhe pronari i automjetit ku ishte vendosur tritoli.

Ndër të tjera ai është shprehur se ia kishte dhënë 51 vjeçarit makinën sepse e tija nuk kishte naftë.

Pronari i mjetit “A Class” ka thënë se merrej me tregtinë e librave dhe pak para ngjarjes sapo ishte kthyer nga Lushnja.

Ai ka thënë para hetuesve se i kishte dhënë makinën e tij Preng Gjinit se makina e 51 vjeçarit, një Mercedes Benz ML, nuk kishte pasur naftë.

Mirëpo, fakti që kishte marrë makinën e nipit të tij, duket se i ka shpëtuar jetën 51 vjeçarit.

Burime nga grupi i hetimit kanë thënë se lënda plasëse tritol ishte vendosur mbi gomën e parë të makinës, në anën e pasagjerit.

Ka qenë pikërisht vendosja e tritolit në anën e pasagjerit që i ka shpëtuar jetën 51 vjeçarit.

Kjo sepse makina ishte në pronësi të nipit të Preng Gjinit, dhe pothuajse në çdo rast 51 vjeçari ishte pasagjer.

Pra, nëse edhe mbrëmjen e djeshme Preng Gjini do të ishte pasagjer dhe makinës do t’i jepte kushëriri i tij, sot nuk mund të flitej për një të plagosur por për një viktimë.

Sasia e madhe e lëndës plasëse dhe vendosja e saj në anën e pasagjerit ku ulej pothuajse gjithmonë 51 vjeçari tregon se autorët e kanë dashur të vdekur Preng Gjinin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto