I dha fund fejesës, Paris Hilton prezanton partnerin e ri nëpërmjet dedikimit romantik

10:32 30/09/20202min155
cad675d501744a4f815385475c79c4ed_md-1

Paris Hilton është në një marrëdhënie me Carter Reum. Pasi i dha fund fejesës së saj me Chris Zylka, Paris tentoi ta mbante të fshehtë partnerin e saj të ri. Mirëpo, në përvjetorin e tyre, Paris vendosi të bëjë një “përjashtim” dhe t’i dedikojë disa fjalë në rrjete sociale.

 

“Gëzuar përvjetorin dashuria ime! Jam vajza më me fat në botë sepse të kam ty. Ti e hape zemrën time në mënyra që nuk e dija që ekzistonin. Je personi më i jashtëzakonshëm që kam njohur. Takimi me ty e transformoi jetën time në shumë aspekte, nuk e kisha menduar kurrë që mund të doja dikë kaq shumë.

 

Nuk do e harroj kurrë puthjen tonë të parë. Kur jemi bashkë, ndihem sikur jemi në botën tonë dhe çdo gjë tjetër zhduket, jemi vetëm unë dhe ti. Je gjithçka kam ëndërruar dhe perfekt për mua, më tregove çfarë është dashuria e vërtetë. Faleminderit që je partneri më i mirë, më besnik dhe mbështetja ime më e madhe. Jam shumë e entuziazmuar për të ardhmen tonë së bashku,”ka shkruajtur Paris.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto