Hysaj kërkohet edhe në Premier League, në qendër të merkatos, jo vetëm Lazio

10:49 07/06/20214min35
elseid-hysaj

Elseid Hysaj është kthyer në një nga legjionarët më të kërkuar në tregun e transferimeve. Fakti që anësorit kuqezi i skadon kontrata më 30 qershor, e kthen Hysaj në një okazion të vërtetë. Pista kryesore mbetet Lazio, kjo për vetë faktin se në stolin e ekipit kryeqytetas do të ulet mentori i tij, Mauruzio Sarri. Ish trajneri i Juves, Chelsea dhe Napoli e ka vendosur Hysajn në listën e tij të prioriteteve, kjo pistë përforcohet edhe më shumë nga fakti se personi përgjegjës për të vënë në jetë këtë transferim është Igli Tare.

Hysajjjj ItlNë listën e bërë publike nga “Corriere dello Sport”, gjejmë jo vetëm Hysaj por edhe dy shqiptarë të tjerë, Xherdan Shaqiri dhe Milot Rashica, të gjithë përfaqësojnë okazione të rëndësishme që Tare po i merr në konsideratë. Duke qëndruar tek Hysaj, në Angli kanë një tjetër version. Sipas mediave në ishull, kapiteni i Kombëtares është shumë pranë transferimit tek Liverpool.

HysajHysaj nuk është një emër i panjohur në ishull, u përfol për një kalim të tij tek Chelsea gjatë kohës kur në Londër ishte Sarri por edhe Liverpool u interesua në verën e vitit 2018. Të kuqtë kërkojnë një mbrojtës krahu ekspert dhe Hysaj shihet si një opsion i pëlqyeshëm, për më të tepër që do të transferohej me parametra zero.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto