Humbet Deklarata Origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë

11:31 04/09/20202min140
1599211341_CAKRANI

Dokumenti origjinal i Deklaratës së Pavarësisë së vendit tonë ka humbur. Të paktën ky është pretendimi i avokatit Kujtim Cakrani, i cili ka denoncuar në SPAK Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë dhe Bankën e Shqipërisë për këtë ngjarje.

Në denoncimin e tij, Cakrani shkruan se është interesuar për këtë dokument, por nuk ka marrë përgjigje.

“Jam interesuar pranë institucioneve shqiptare, përkatësisht në Arkivin Qendror të Shtetit si institucioni kryesor për administrimin dhe ruajtjen e dokumentacionit të vjetër që i përket historisë, pranë Akademisë së Shkencave, por edhe pranë Muzeut Kombëtar, ku kam kërkuar se a ndodhet pranë AQSH deklarata origjinale  e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Nëse nuk gjendet pranë këtyre institucioneve, atëherë ku është dhe përse nuk është denoncuar ky fakt, por publikut i jepet dhe i prezantohet si version zyrtar vetëm fotokopja e deklaratës së pavarësisë. Në të gjithë këtë kohë është vënë re se nga institucionet e vendit nuk ka pasur asnjë interesim konkret që të hetojë apo denoncojë këtë fakt si një nga më të rëndësishmit, siç është dokumenti themeltar i një shteti”, shkruan Cakrani.

Ai thotë se humbja e Deklaratës Origjinale të Pavarësisë është një akt i rëndë dhe dëmton historinë e kombit tonë.

“Humbja e deklaratës së pavarësisë dhe papërgjegjshmëria e institucioneve përgjegjëse për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e saj, gjymton rëndë fizionominë e historisë tonë, por edhe vetë ekzistencën që zbret tashmë, jo më kombit, por vetë shtetit të tij” thuhet në dokumentin e denoncimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto