Humb betejën me koronavirusin mjeku shqiptar(FOTO)

08:40 19/08/20202min45

covid19-696x392

Koronavirusi ka shënuar një tjetër viktima në radhët e bluzave të bardha në Kosovë.

Mjeku internist dhe nefrolog nga komuna e Vitisë, Feti Hetemi, i infektuar me COVID-19, ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Hetemi nuk arriti t’ia dalë në betejën me koronavirusin, në njërën nga klinikat e QKUK-së ku po trajtohej për tri ditë me radhë.

Lajmi u bë i ditur nga një familjarët e mjekut te ndjerë.

“Të nderuar familjarë, shokë dhe miq, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë më i dashuri i ynë Dr.Feti Hetemi.Doki, edhe pse u sfidua në jetë nga shumë stuhi të natyrave të ndryshme dhe i përballoi ato kryelartë, sot ka humbur betejën me sëmundjen Covid-19.Ndjehemi të trishtuar nga kjo humbje, por më shumë se krenar që e patëm.Lamtumirë Dok, burrë fisnik që me shumë mund dhe sakrificë arrite në piedestalet e humanitetit dhe çështjes kombëtare, duke mos pushuar për asnjë moment me shpirtin tënd luftarak për të mposhtur padrejtësitë.Varrimi do të bëhet sot në ora 16:00 në varrezat e qytetit të Vitisë, duke i respektuar masat e IKSHPK-së”, thuhet në njoftimin e familjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto