Hoti dhe Vuçiq mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë, priten nga Grenell

17:40 03/09/20203min204
grenell

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tashmë kanë arritur në Shtëpinë e Bardhë.

Kjo u bë e ditur nga Këshilli për Siguri Kombëtare i SHBA-së, përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

O’Brien ka thënë se ShBA-të janë të gatshme të lehtësojnë normalizimin e ekonomisë mes Kosovës e Serbisë.

“Presidenti Vuçiq dhe kryeministri Hoti kanë arritur në Shtëpinë e Bardhë për bisedimet e sotme Kosovë – Serbi. SHBA-të janë të gatshme të lehtësojnë normalizimin ekonomik”, ka thënë Robert O’Brien, shef i sigurisë Kombëtare i SHBA-ve”, tha O’Brain.

Hoti, para takimit në Shtëpinë e Bardhë të enjten, ka deklaruar se asnjë diskutim tjetër nuk bëhet me Serbinë, përveç se për njohje reciproke.

“Unë besoj që marrëveshja e sotme që mund të arrihet për bashkëpunim ekonomik, është një hap më afër normalizimit përfundimtar mes dy vendeve që është vetëm njohja reciproke”, ka deklaruar Hoti.

“Sot fillojmë me shumë pozitivitet takimin në Shtëpinë e Bardhë bashkë me delegacionin për të diskutuar projektet e zhvillimit ekonomik në mes të dy vendeve. Pritjet i kemi jashtëzakonisht pozitive me komunikimet që kemi pasur deri më tash. Unë ju falënderoj për interesimin, do të keni informata sapo ta kryejmë raundin e parë të takimeve”, ka shtuar ai.

Ndërkaq Vuçiq, dërgoi një mesazh nga Uashingtoni, ku do të vazhdojnë negociatat me Kosovën.

Në një video të publikuar në llogarinë personale në Instagram, “Buducnostsrbijeav” tha se brenda disa minutave do të nis një takim i rëndësishëm me delegacionin e Prishtinës, transmeton Telegrafi.

“Nuk do të jetë një takim i lehtë për ne, por jemi të gatshëm dhe do të bëjmë më të mirën për të arritur një kompromis rreth çështjeve të rëndësishme ekonomike. Ne duam paqe, duam stabilitet, duam përparimin e Beogradit, Prishtinës, të gjithë rajonit tonë. Ne do të duhet të kujdesemi për njerëzit tanë në Kosovë”, tha ai./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto