Hodhi në ajër policin me ‘Audin’ e tij luksoz / Ja kush është Klevis Balloku, 32-vjeçari që mori peng familjen në 2014-n

14:51 01/10/20203min185
418d877d-84cd-49fb-b3f0-5e0f694c4936-640x358-1

 

Policia e Shtetit ka arrestuar sot një 32-vjeçar, i cili nuk iu bind urdhrit të një punonjësi policie për të ndaluar, mirëpo nuk u mjaftua me kaq, pasi në tentativë për t’u larguar, ai e përplasi me ‘Audi-n’ e tij policin, duke i shkaktuar disa plagë në trup, e për këtë u nis për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.

Efektivi Çesk Martuzi i doli përpara makinës së 32-vjeçarit dhe i bëri thirrje të ndalojë por mbeti i plagosur.

Mirëpo, 32 vjeçari që drejtonte mjetin, i identifikuar si Klevis Balloku, nuk është një emër i panjohur për policinë shqiptare, pasi në vitin 2012 ai ishte shpallur në kërkim për veprën penale armëmbajtje pa leje dhe heqja e paligjshme e lirisë.

Ai akuzohet se në vitin 2014, në fshatin Vinjollë të Laçit, u plagos rëndë me armë nga i vëllai dhe u nis në gjendje të rëndë në spitalin ushtarak, ku ia hodhi për jetën.

Ngjarja në fjalë erdhi si pasojë e një konflikti në familje, pasi asokohe u deklarua se Balloku kishte marrë peng familjen e vet, sepse dyshohej se vuante nga problemet mendore.

Njoftimi i policisë për arrestimin e Ballokut:

Më datë 01.10.2020, rreth orës 12:00, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, në një nga pikat e kontrollit e ngritura në kuadër të Planit të Masave, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që lëvizin me armë zjarri, shërbimet e Policisë i kanë shenjë një mjeti tip “Audi” për të ndaluar, por drejtuesi është larguar me shpejtësi duke aksidentuar punonjësin e Policisë Rrugore, i cili është dërguar në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë i janë vënë menjëherë në ndjekje dhe e kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Klevis Balloku ., 32 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në vitin 2012, për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Heqja paligjshme e lirisë”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *