Historia e pabesueshme / Studentja lind fëmijën e saj në mes të provimit: Më ndihmuan shokët e klasës dhe…

10:18 13/10/20204min128
lindi-ne-provim

Provimet përfundimtare në universitet janë mjaft të vështira, por një vajzë nga Illinois i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e çoi vështirësinë në një tjetër nivel, teksa solli në jetë fëmijën e saj në mes të testit.

Brianna Hill, e diplomuar në universitetin e Ligjit në Loyola, Chicago, e dinte që do të ishte shtatzënë kur të jepte provimin e saj përfundimtar, megjithatë si pasojë e pandemisë, çdo gjë doli përtej parashikimit që ajo kishte bërë.

“Mendoja se do isha vetëm 28 javëshe shtatzënë kur do të bëja provimin. Megjithatë, për shkak të pandemisë testi u shty në tetor dhe kështu isha 38 javëshe. Bëja edhe shaka në fillim, duke thënë se do e jepja provimin nga krevati i spitalit. Por nuk më doli edhe aq shaka, e mora mësimin!”, –tregon Hill.

Versioni i ri i provimit, i përshtatur në kushtet e Covid-19, parashikon që gjatë dy ditëve ta bësh provimin në katër pjesë 90 minutëshe.

Gjatë këtyre minutave duhet të ulesh gjatë gjithë kohës para kompjuterit, pa lëvizur fare, në mënyrë që të mos dyshojnë se po kopjon.

”Mendova se ndjeva diçka 30 minuta pasi kisha nisur testin dhe thashë me vete: ‘Shpresoj që mos më kenë plasur ujërat’. Por nuk mund të kontrolloja dhe vendosa që ta mbaroja seksionin e parë. Kur u çova, e dija që isha duke lindur. Mora pushimin pas seksionit të provimit, u pastrova, mora burrin në telefon, mamanë dhe infermieren, qava pak sepse nisa të tensionohesha, dhe u ula që të bëja pjesën e dytë të provimit sepse infermierja më tha që kisha kohë përpara se të shkoja në spital”, tregon më tej vajza e re.

Kështu ajo shkoi në spital rreth orës 5.30 dhe djali saj erdhi në jetë pak pas orës 10.

”Gjatë gjithë kohës burri im dhe unë folëm dhe vendosëm që duhet ta mbaroja testin. Edhe infermierja dhe doktoresha ishin dakord, për mua nuk kishte opsion tjetër.”- tha Hill.

Ditën tjetër, spitali arrit që të siguronte një dhomë bosh për vajzën, në mënyrë që të mbaronte dhe seksionet e tjera të provimit, duke vendosur një shenjë: ”Mos më shqetëso” tek dera.

Më pas, Hill u fut në provim dhe gjatë pushimeve u kujdes edhe për vogëlushin.

“Jam shumë e lumtur që të gjithë më ndihmuan në spital. Infermieret më ndihmuan jo vetëm sepse sapo isha bërë nënë, por edhe si një avokate e re. Burri dhe shokët e klasës m’u gjendën pranë dhe ma bën më të lehtë gjithçka, sepse siç mund ta kuptoni rrethanat nuk ishin ideale.”– e mbyll rrëfimin e saj vajza, ndërkohë që thotë se ende nuk i ka marrë përgjigjet. (NEWS31)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto