Historia e pabesueshme / Pas 115 ditësh në spital dhe 28 tamponëve pozitivë, 43 vjeçari fiton ‘luftën’ me Covid-19

12:04 21/08/20202min77
unnamed

Një ndër historitë më të veçantë nga të sëmurit me koronavirus në botë është klasifikuar dhe ajo e një italiani i cili kaloi 115 ditë i shtruar në spital.

Mediat vendase bëjnë me dije se më në fund 43 vjeçari Marco Carrara i ka dhënë fund makthit të koronavirusit, pas 115 ditësh i shtruar në spital dhe 28 tamponëve, që për muaj, e nxirrnin pozitivë me virusin e rrezikshëm.

Carrara u kthye në shtëpinë e tij në Albino, në provincën e Bergamos pas muajsh në luftë me Covid-19. Carrara u shtrua në spitalin Giovanni XXIII më 31 mars, menjëherë pas vdekjes së babait të tij nga koronavirusi.

Ndër të tjera mediat bëjn ëme dije se 43 vjeçari ka kaluar një muaj e gjysmë në këtë spital dhe një tjetër muaj e kaloi në klinikën San Francesco. Aty gjendja e tij u përkeqësua dhe për këtë arsye e kthyen në spitalin e parë.

Më 8 qershor filloi rehabilitimi në fondacionin Piçinelli d Scanzorosciate, gjithashtu në provincën e Bergamos. Por deri në 24 korrik, ai nuk mund të kthehej në shtëpi, dhe pse ishte shëruar “sepse tamponët dilnin akoma pozitivë”.

Kështu që ai u karantinua në banesën e babait të tij, pa pasur asnjë kontakt me gruan dhe dy fëmijët, të cilët ai ishte në gjendje t’i përqafonte përsëri vetëm tani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto