Historia e dhimbshme e Elidës / Prej 5 vitesh në kërkim të një pune, por askush nuk e merr sepse është…

14:59 14/10/20202min262
Screenshot_1-69 (1)

Elida Çela është 34-vjeçarja shqiptare, e cila prej plot 5 vitesh po kërkon një punë, por deri më tani nuk është pranuar në asnjë vend dhe arsyeja është vërtet e dhimbshme, sepse është e verbër.

Ajo tregon se të gjithë e kujtojnë si të paaftë, por është krejt e kundërta sepse mundet madje di edhe të punojë në kompjuter.

Puna e saj e ëndrrave është që të punojë si punonjëse sociale në shkollë, pasi për këtë ka mbaruar edhe Masterin.

Rrëfimi i ndjerë i Elidës:

“Unë kam lindur e verbër, prindërit e mi e panë qëkur isha foshnje. Vështirësitë më të mëdha nisën kur nisa gjimnazin e përgjithshëm, sepse trajtohesha ndryshe, kisha nevojë që t’i sensibilizoja ata që të mos tregonin kujdes të tepruar.

Unë dua të jem e pavarur. Në momentin që dikush të shoqëron të thotë kujdes se mos rrëzohesh, kur unë kam pavarësinë time. ‘Po si do punosh ti’, kjo vjen ngaqë shoqëria nuk është e informuar.

Kam 5 vite që kërkoj  një vend punë kam aplikuar në institucione të ndryshme private e shtetërore dhe më thonë që nuk kam një vend të përshtatshëm për ty. Ky është një pretekst, se po të ekzistojë vullneti e mirësia do të më pranonin.

Unë kam mbaruar si punonjëse sociale dhe nëse do të punoja në shkollë do të ishte shumë mirë. Kjo punë nuk më ka penguar, e kam treguar kur punoja si vullnetare në Elbasan, di ta përdor edhe kompjuterin.

Nuk e pranoj se jam super e aftë, por ato aftësi do t’i përvetësoj rrugës”, tha Elida.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *