Himara/Çfarë po gatuhet për zgjedhjet 2021?!

15:03 22/09/202010min167
edi-rama-4-696x425

Anisa Muçaj/ Skenaret per rikthimin e kandidateve te caktuar nga Athina dhe kunderpergjigjia shqiptare ne SHBA dhe ne krahine.

Qeveria greke në çdo kohë dhe në çdo takim me qeveritarët e Shqipërisë nuk e heq kurrë prej axhendës “ çështjen e minoritetit grek në Himarë”.

Kryeministrat dhe ministrat e Jashtëm të Greqisë, vazhdimisht ngrenë çështje të cilat duket, sikur vendosen në kontekst më të drejtat e njeriut apo aspekte sociale, pro që në publik dhe në thelb, marrin përherë vlerën e një ankesë dhe interesimi zyrtar për një minoritet që diskriminohet.

Kryeministri i parë shqiptar që e avancoi pranimin e një minoritetit të tillë të paqenë, në pjesën e Bregdetit jugor të Shqipërisë mbetet Sali Berisha.

I ndërgjegjshëm për këtë lëshim me kosto të madhe kombëtare, në mënyrë konfidenciale dhe takime të tilla me të vetët e pranon herë pas here se gabimi që është bërë me Himarën për lëshime ndaj Greqisë, do të vlerësohet si historik. “Atë që nuk e bëri dot Greqia zyrtare për gati 300 vitet e fundit, e arriti në këto 28 vite”.

Inkopetenca e administratës shqiptare, papërgjegjshmëria politike dhe kombëtare e saj dhe tolerimi i akteve e veprimeve administrative-politike nga administratat e qeverive të Greqisë në këto 28 vite, kanë shumëfishuar dëshmi dhe prova të forta ligjore për pranimin e një pakice greke në Himarë dhe tolerimin e ndërhyrjeve përsëritëse dhe me arrogancë nga shteti grek në këtë njësi administrative.

Në Athinë gjatë pesë muajve të fundit janë zhvilluar mbi gjashtë takime të ndryshme me përfaqësues politikë të minoritetit grek në Shqipëri, përkatësisht drejtues të OMONIA-s, PBDNJ-së MEGA-s dhe disa organizatave të cilat nacionalistët grekë i quajnë sillogje, raporton shtypi.net.

Pas një pauze prej disa kohësh, duket se riaktivizimi i tyre, i kordinuar nga segmente institucionale të Greqisë, nga diaspora greke në SHBA dhe struktura helenike në BE, gjatë këtyre dy muajve të fundit përgatitet një fushatë e re për Himarën dhe Korçën dhe atë që grekët e quajnë “çështja greke e Himarës” .

Madje në këtë përkim janë edhe disa ndërrime diplomatësh në konsullatat e përgjithshme greke në Korçë, Gjirokastër dhe në selinë diplomatike, ambasadën greke në Tiranë.

Në këtë kuadër, këto struktura dhe segmente parapolitike , kanë riaktivizuar kreun e OMONIA-s për Himarën Fredi Belerin, me pretendimin se do të kandidojë për deputet dhe në pamundësi për të arritur këtë objektiv, do të pretendojë kandidimin për kryetar Bashkie të Himarës.

Natyrisht ky është një pretendim matanë mundësisë, pasi tashmë struktura demografike dhe orientimi politik i elektoratit të Bashkisë së Himarës ka ndryshuar kryekëput. Nga njësi me rreth tetë mijë votues ( pjesëmarrës jo më shumë se 5 mijë) para shtatë viteve, ajo është tashmë me rreth njëzet mijë votues të regjistruar. Fituesi i qeverisësit lokal qysh prej 2013 e këtej, përcaktohet mes dy forcave kryesore PS dhe PD.

Por në kuadër të konjukturës së re që pretendohet prej grekëve dhe filogrekëve që synojnë Himarën, burime lokale dhe nga përfaqësuesit e sillogjeve në Athinë, bëjnë fjalë se edhe PS edhe PD në nivelet e larta të udhëheqjes, po rikthejnë formulën e dikurshme të Berishës për tolerim të njësisë bashkiake të Himarës për “llogari të pakicës greke” në Shqipëri.

Kësaj strategjie kundër përfaqësimit të kandidaturave për deputetë apo për kryetar Bashkie në Himarë nga dy forcat e mëdha të vendit, u janë bashkuar për interesa pragmatiste edhe disa tregtarë e biznesmenë lokalë të cilët konsiderohen si faktori kryesor investues në Himarë dhe në Dhërmi.

Mes tyre, më aktivi është biznesmeni Lorenc Gjikuria, i njohur si investitor problematik dhe me një numër akuzash për dëmtimin e mjedisit, keqpërdorim të kritereve shfrytëzuese të mjedisit dhe ndotje të tij, dhe konflikte pronësore me banorë lokalë në Dhërmi dhe Palasë.

Madje për kësi arsyesh, në jo pak raste, ai ka shkaktuar edhe konflikte administrative dhe përplasje me kryetarin aktual të Bashkisë së Himarës, zotin Gjergji Goro. Në disa raste ka qenë një ndër arsyet e konflikteve verbal mes këtij të fundit dhe kryeministrit Rama i cili përherë e më tepër dëshmon një ndjeshmëri për Himarën dhe territorin e saj.

Ndërkohë që “gjikuria”, prej dy apo tri vitesh, mund të konsiderohet si kompania më e privilegjuar e investimeve lokale dhe e shërbimeve që ofrohen në kuadër të projekteve të “rilindjes urbane” të njësive dhe fshatrave të kësaj bashkie.

Marrëdhëniet mes subjekteve dhe faktorëve me ndikim financiar e politik në këtë njësi administrative në kuadër të fushatës së nisur elektorale po bëhen edhe më komplekse.

Prej tri vitesh në haopësirën e brigjeve të Palasës, Dhërmiut dhe Himarës kanë nisur investime të mëdha strategjike dhe janë ngritur komplekset e fshatrave turistike të të ashtuquajturve “oligarkë” të vendit të cilët tashmë janë një tjetër vektor i shtuar ndërhyrjeje në qeverisjen dhe shfrytëzimin e aseteve turistike të Bregdetit të Himarës.

Ndërkohë, në kundërpërgjigje të rrethanave të reja të krijuara mes grupeve të interest, investimit, qeverisjes vendore dhe politikave mes Greqisë dhe Shqipërisë, vetë ambasada greke në Tiranë ka intensifikuar kontakte dhe komunikime me filogrekë të Himarës si dhe me persona me ndikim në grupet e njohura si filogreke.

Madje nga Ministria e Jashtme e Greqisë janë shtuar kontaktet me përfaqësuesit dhe organizatat e të rinjve të cilët Greqia zyrytarisht i njeh si “homogjenë grekë të Himarës”.

Këto lëvizje dhe bisedat nën zë, mes krerëve të lartë politikë të Tiranës dhe Athinës, kanë shkaktuar provokim në strukturat bazë të partive politike PS, PD, LSI, PR, por më së shumti edhe të forcave dhe lëvizjeve të reja politike, të cilat sapo kanë nisur aktivizmin e tyre elektoral si Vetëvendosja, Nisma etj., si dhe të shoqatave dhe grupimeve kulturore patriotike si Shoqata Labëria, Djemtë e Gjirokastrës, Vlora, etj., etj.

Në ditët e ardhme, sipas drejtuesve të këtyre shoqatave, do të ketë reagime specifike për këtë tentim të ri të rikthimin për përdorim të Himarës dhe për tentativat paralajmëruese të deformimit të vullnetit elektoral të krahinës që mbulon administrativisht kjo Bashki.

Sipas këtyre zërave, organizatat patriotike do të ndërmarrin një fushatë për moscaktim me urdhër politik apo diktim kryetarësh, të kandidatëve, por të zgjedhjes së tyre mbi bazën e votëbesimit popullor dhe mbështetjes nga i cilësuari prej tyre: Koalicioni për përfaqësuesin që bashkon krahinën.

Po sipas këtyre burimeve, tashmë në Nju York dhe në Washington nga diaspora shqiptare po strukturohet dega e diasporës shqiptare të himariotëve e cila do të kryesojë fushatën e keqinformimit grek në SHBA për Himarën dhe përkatësinë e saj shekullore shqiptare.

I ashtuquajturi “Koalicioni për përfaqësuesin që bashkon krahinën e Himarës”, përgatit një promemorje drejtuar partive dhe kandidatëve që do të dalin për fushatën e 25 prillit të 2021, sipas të cilit, refuzohet çdo tentativë për cënimin e hartës administrative të krahinës dhe për demaskimin e çdo tentative për rikthimin e përdorimit politik grek në këtë njësi elektorale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto