Hidhet sot shorti i EUROPA LEAGUE: Tirana përballë rivalëve të frikshëm, rrezikohet sërish ‘Ylli i Kuq’

10:29 18/09/20202min121
Screenshot_2-36

Hidhet sot në mesditë shorti i Europa League për fazën play-off, ku edhe ekipi kampion i Shqipërisë, Tirana pritet që të mësojë emrin e kundërshtarit.

Pesë prej rivalëve të mundshëm janë mësuar dhe vijnë pas eliminimit nga Champions League.

Bardhblutë edhe njëherë rrezikojnë të përballjen me Yllin e Kuq (Crenva Zvezda), ose me skuadra si Dinamo Zagreb, Qarabag, Dinamo Brest dhe Young Boys.

Tre ekipet e tjera të mundshme përcaktohen nga çifte të tjera, pas përballjeve të turit të tretë.

Ndërkohë edhe ekipet e tjera shqiptare, Shkëndija e Drita janë kualifikuar në turin e tretë të Europa League.

Kuqezinjtë përballen me Tottenham, kurse kampionët e Kosovës me Legian e Varshavës.

Këto çifte gjithashtu mësojnë sot kundërshtarin në play-off.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *