Hetim për keq menaxhim të pandemisë, policia kontroll në shtëpitë e ministrave dhe ish-kryeministrit Francez

16:45 15/10/20202min138
1200-630-4a939aa15bb9d6f18fe937470c7dbdc1-696x365

Policia në Francë ka kryer bastisje në shtëpitë e disa nga funksionarëve më të lartë në vend, në kuadër të një hetimi që filloi më 3 korrik në Gjykatën e Drejtësisë, lidhur me krizën e shkaktuar nga koronavirusi COVID-19. që filloi më 3 korrik në Gjykatën e Drejtësisë.

Pjesë e aksionit të policisë kanë qënë edhe zyrat e ministrit të shëndetësisë Olivier Veran, si dhe adresat private të ish-kryeministrit Edouard Philippe.

Hetimi për ‘veprat e mundshme penale’ u nis në korrik pasi pacientët, mjekët dhe të tjerët paraqitën dhjetëra ankesa përfshirë mungesën e maskave dhe pajisjeve të tjera.

Dënimi mund të çojë ‘përgjegjësit’ në një dënim me dy vjet burg ose një gjobë nga një gjykatë speciale.

Por për të ngritur akuza është e nevojshme që të provohet se zyrtarët dështuan në marrjen e masave që do të shpëtonin jetë.

Olivier Veran dhe Edouard Philippe dhe ish-ministri i shëndetësisë Agnes Buzyn akuzohen për ‘dështim për të luftuar një katastrofë’ pasi qeveria franceze pranoi mungesat e maskave dhe hapa të tjerë të gabuar në trajtimin e saj të pandemisë.

Hetimi u urdhërua nga një gjykatë speciale franceze, Gjykata e Drejtësisë e Republikës, e cila merret ekskluzivisht me çështje kundër zyrtarëve të lartë.

Gjykata zakonisht merr vetëm disa ankesa në vit, por ka marrë 90 ankesa të papara në fillim të këtij viti për shkak të pandemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *