Heronjtë e Vjenës, ekspertët e arteve marciale nderohen në Austri – dyshja me prejardhje turke të cilet u plagosen nga terroristi derisa po shpëtonin dy persona

01:34 04/11/20204min132
1-15-780x439

Dy luftëtarë të arteve marciale janë nderuar në Austri për veprimin e tyre heroik, ku nuk hezituan të rrezikojnë jetën e tyre për ta shpëtuar policen e plagosur nga terroristi duke e dërguar në një zonë më të sigurtë.

Mikail Ozen, 25-vjeç, dhe Recep Gultekin, besohet se ia shpëtuan jetën dy personave gjatë sulmit të mbrëmshëm terrorist në Vjenë të Austrisë,

Madje Gultekin përfundoi me plumb në këmbë nga terroristi që e qëlloi derisa ai po vraponte për t’i shpëtuar qytetarit dhe polices së plagosur.

Ishte Kujtim Fejzullahu, 22-vjeç me prejardhje nga Maqedonia e Veriut që shtiu me pushkë automatike, revole dhe hanxhar, që e përdori për të vrarë katër persona – dy burra dhe dy femra gjatë sulmit të përgjakshëm në kryeqytetin austriak.

Fejzullahu filloi sulmin rreth orës 20:00 në afërsi të një sinagoge, duke plagosur 22 persona ku më pas është “neutralizuar” nga forcat e shumta policore. Ai qëlloi për vdekje një grua dhe një burrë të moshuar si dhe një djalë të ri dhe një kameriere.

Ozen me prejardhje turke së bashku me Gultekinin kanë folur për të ditshmen gjermane Bild. Ozen tha se ai kishte ndihmuar të tjerët sepse sipas tij është dashur ta bëjë një gjë të tillë.

“Të gjithë duan ta dinë që jam mirë”, ka shtuar Ozen i cili në momentin kritik kishte dalë për një kafe me mikun e tij, pasi disa orë më vonë Austria pritej të mbyllej si preventivë në luftën për parandalimin e përhapjes së mëtejme të coronavirusit.

“Sulmuesi ishte pak metra larg nesh”, shtoi ai.

E Gultekin pa kaluar shumë sekonda gjeti një grua të plagosur, të cilën e barti në shpinë dhe e dërgoi në një zonë më të sigurtë, por gjatë këtij procesi ai u godit nga një plumb në këmbë.

Megjithatë kjo nuk e ndaloi dyshen që menjëherë u nisën për në stacionin më të afërt të policisë, ku i informuan për arsenalin e armëve që kishte me vete sulmuesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto