Helmimi i Alexei Navalny/ Rusia do të dërgojë hetues në Gjermani

14:59 11/09/20202min72
Alexei-Navalny (1)

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha të Premten se akuzat e Gjermanisë rreth çështjes së kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny janë “të pabazuara”.

Gjermania thotë se Navalny, i cili po kurohet në një spital të Berlinit, u helmua në Siberi me një agjent të rrallë nervor, diçka që Moska e mohon.

Policia ruse thotë se ka gjurmuar lëvizjet e Navalny dhe se çfarë piu ai para se të sëmurej në Siberi muajin e kaluar.

Gjithashtu, ministria e Brendshme raportoi se po përpiqen të gjejnë një dëshmitar i cili është larguar nga vendi.

Ministria tha se po përgatiste një kërkesë tjetër për ndihmë juridike nga Gjermania, ku Navalny u transferua muajin e kaluar.

Në një deklaratë, departamenti i transportit i ministrisë së Brendshme në Siberi tha se dëshiron të dërgojë hetuesit e saj për të punuar së bashku me kolegët gjermanë për rastin, pas raportimeve që Navalny ka dalë nga koma dhe se gjendja e tij është përmirësuar.

“Kjo do të përfshijë një kërkesë për praninë e mundshme të hetuesve të çështjeve të brendshme ruse … dhe një specialisti rus për të kryer hetime të përbashkëta me kolegët gjermanë,” tha ministria në një deklaratë.

Por Berlini nuk ka marrë një kërkesë ruse për të dërguar hetues në Gjermani për çështjen e kritikut të helmuar të Kremlinit, Alexei Navalny, tha të premten një zëdhënës i qeverisë gjermane.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto