Helena Seger, e ka ‘zbutur‘ Ibrahimovicin, edhe pse është më e vjetër 11 vjet – ajo është një ndër femrat më të bukura të sportistëve

13:16 27/08/20202min102

Helena Seger, bashkëshortja e Zlatan Ibrahimovicit, është bukuroshja suedeze të cilën opinioni e konsideron njërën ndër femrat më atraktive të sportistëve në botë

Në të kaluarën është marrë me manekinizëm, ndërsa më vonë ka vendosur të ndërrojë profesionin dhe të nisë biznesin vetjak.

Janë njohur në vitin 2002 në qytetin Malme, madje në mënyrën më të pazakonshme, transmeton Telegrafi.

Ajo thekson që ka qenë e pavarur, ndërsa Zllatani madje nuk ka qenë tip i saj i meshkujve.

“Për herë të parë kur e kam parë, më kalë dalë para me “Ferarin” e tij para “Mercedesit” tim, kam vënë re hundën e tij të madhe dhe orën e artë në dorë. Nuk isha në humor të mirë dhe i bërtita atij. Mendoj se i pëlqeu ajo bërtitje”, ka thënë Seger në një rast.

Helena është një ndër personat më të famshëm në Suedi.

Rrallë do të keni rastin të lexoni ndonjë fjalë të keqe për të, kryesisht shumica thotë që është shumë elegante dhe fisnike, që kënaqet me jetën luksoze, por edhe që punon shumë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto