Hapet një tjetër pikë kufitare me Greqinë, ja kush lejohet të kalojë

11:47 15/10/20201min126
95.big-1021x683_8f0cjrmv

Dogana e Qafë Botës e cila u mbyll më 21 korrik të këtij viti, do të hapet për një kohë të shkurtër, për të gjithë punonjësit sezonalë.

Kjo pikë kufitare do hapet prej datës 25 tetor deri në 10 nëntor.

Kjo është edhe periudha kohore kur punonjësit sezonalë pritet të kalojnë drejt Greqisë për të punuar në vjeljen e agrumeve.

Testi për Covid-19 do të realizohet falas për këtë kategori personash që do të kalojë në këtë pikë kufitare.

Ky vendimi vjen pas protestës së mbajtur të shtunën e kaluar nga banorët e Sarandës, Konispolit dhe Finiqit përpara doganës dukë kërkuar hapjen e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto