Hapet Akademia e Kodimit/ Rama: Duam të mbyllim sëmundjen e ryshfetit. Shtetit do të shkojë…

17:50 14/10/20201min155
rama10

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në hapjen e Akademisë së Kodimit, në Tiranë. 

Teksa theksoi se dikur shërbimet online ishin shumë të pakta, Rama u shpreh se tashme ato po tentohet të shtrihen kudo, që njerëzit të mos kenë të bëjnë me persona, por me sistemin, duke shmangur keshtu nje problem shume te madh ne Shqiperi, siç eshte ryshfeti.

“AKSH ekzistonte edhe kur ne morëm qeverinë më 2013. Shërbimet online kur morën detyrën ishin 13, ndërsa në dhjetor do jenë 1200.

Ambicia jonë është që të mbyllim problemet që kanë njerëzit në zyra, për të mos mbajtur radhë të gjatë. Duam të mbyllim sëmundjen e ryshfetit.

Shteti do të shkojë në xhepin e çdokujt, në telefonin e çdokujt e të mos ketë nevojë që të dalë nga shtëpia e të mbajë radhën e të mos presë se çfarë fytyre do ketë administratori i radhës. Administrata ende nuk është në nivelin e duhur, por do jetë më mirë”, tha Rama.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto